Manchester United ndryshon sponsor
31/07/2012 02:00
Manchester Juanited ka ndryshuar sponsorin që do të mbajë të sigluar në fanellë pas sezonit të ardhshëm.
“Djajtë e kuq” kanë arritur një akord sponsorizimi me gjigandin e automjeteve General Motors dhe për këtë arsye në fanellë duke nisur nga viti 2014 do të mbajë markën Chevrolet.
Lajmin e konfirmoi vetë klubi anglez.
Mbishkrimi i General Motors do të zëvendësojë në bluzat e Junaited markën “Aon”. Me të cilën skuadra e drejtuar nga Alex Ferguson kishte krijuar një marrëveshje partneriteti që para sezonit 2010-2011.
Top Channel