Liria e besimit në nivele alarmante

31/07/2012 08:25

Tranzicioni që po përjetojnë shumë vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës pas “Pranverës Arabe” po rrezikon lirinë e besimit fetar në këto shtete, por problematike paraqitet situata edhe në disa vende të ndryshme të Europës, në Kinë apo Iran.

Ky ishte përfundimi i vëzhgimit të përvitshëm mbi besimet fetare prej Departamentit Amerikan të Shtetit.

”Ndonëse në Kontinentin Europian gjendja nuk është alarmante, tendencat që po vrojtohen janë shumë shqetësuese”, shkruhej në raportin në fjalë.

”Ksenofobia, anti-semitizmi, ndienjat anti-muslimane dhe mungesa e tolerancës ndaj njerëzve me besim të ndryshëm është shndërruar në një fenomen shqetësues në shumë vende, përfshi ato të Europës Perëndimore, si Belgjikë e Francës, ku janë vendosur ligje që kufizojnë një kod veshje të caktuar, duke vendosur indirekt shtrëngime mes muslimanëve”.

Rusia, Ukraina dhe Hungaria gjithashtu figuronin mes shteteve me probleme në ekstremizmin fetar dhe anti-semitizëm.

Në Kinë, raporti shkruante se “u shënua një përkeqësim i dukshëm gjatë vitit 2011 në mbrojtjen e autoriteteve të respektit mbi lirinë fetare”.

Përsa i përket vendeve arabe, shqetësues është respektimi i minoriteteve fetare, që nën drejtimin e disa qeverive muslimane si në Egjipt, e kanë gjithmonë e më të vështirë të shprehen lirshëm.

Në disa vende arabe, shqetësues është ligji që ndëshkon të gjithë ata që nuk janë muslimanë.

Në raport, përveç vendeve të mësipërme, gjendja mbi fetë paraqitej shqetësuese edhe në vende si Venezuela, Iraku, Nigeria, Irani, Turqia, Libia, Egjipti, Pakistani, Korea e Veriut, Eritrea, Arabia Saudite, Afganistani dhe Mianmari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA