Irlandë, ndërron jetë shkrimtarja Maeve Binchy
31/07/2012 00:00
Mediat irlandeze raportojnë se shkrimtarja e mirënjohur irlandeze Maeve Binchy ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare.
Ajo raportohet se ka vdekur të hënën në Dublin. Binchy, autore i librave si “Rruga e Tarës” dhe “Rrethi i Miqve” ka shitur më shumë se 40 milionë libra në mbarë botën dhe puna e saj është përkthyer në dhjetëra gjuhë.
Binchy ka punuar si gazetare para romanit të saj të parë “Ndize një qiri Peni”, i cili u botua në vitin 1982 dhe u bë libri më i shitur.
Romanet dhe tregimet e saj të shkurtra ekslorojnë tensionet në mes të traditave të jetës në qytetet e vogla dhe modernizmit në Irlandë. Ajo botoi romanin e fundit në vitin 2010.
Top Channel