Hipotekimi i ndërtimeve
31/07/2012 16:30
Bashkia e Tiranës lëshoi një paralajmërim të fundit për kompanitë e ndërtimit që nuk kanë plotësuar dosjet për dhënien e lejes së shfrytëzimit të objekteve.
Sipas bashkisë, kompanitë që nuk dorëzojnë dokumentacionin do të përjashtohen përfundimisht nga e drejta për të kërkuar leje ndërtimi në vazhdim.
“Bashkia vijon monitorimin e proçesit të hipotekimit duke garantuar se qytetarët nuk do të mbeten peng i askujt. U bëjmë thirrje të gjitha subjekteve që të përmbushin detyrimet ndaj qytetarëve, ndryshe dyert e bashkisë do mbeten të mbyllura për ta. Atyre nuk do t’u ofrohet asnjë shërbim deri në përfundim të këtij proçesi sipas ligjit”, deklaroi Anlia Bisha, zëdhënëse e bashkisë së Tiranës.
Top Channel