Francë-Itali: Të ruajmë eurozonën

31/07/2012 18:55

“Italia dhe Franca riafirmojnë vullnetin e tyre për t’u angazhuar dhe për të bërë gjithçka që është e mundur” derisa vendimet e Këshillit të Evropës të aplikohen dhe që eurozna të jetë e mbrojtur dhe e konsoliduar”.

Deklarata është bërë nga presidenti francez, Francois Hollande pas një takimi të zhvilluar në pallatin Elize me kryeministrin italian, Mario Monti.

“Vendet anëtare, ashtu si dhe institucionet evropiane, secili me përparësitë e tij, duhet të zgjidhin detyrimet përkatëse me qëllim që të ruajnë stabilitetin dhe mirëfunksionimin e zonës së euros dhe gjithë tregut të brendshëm evropian”, ka deklaruar Hollande.

“Kjo çështje është aq shumë jetike, saqë nuk mund t’i lejojmë vetes as edhe një moment shpërqendrimi”, ka thënë nga ana tjetër kryeministri Monti.

“Jam dakord me çdo fjalë të deklaratës së presidentit francez për sqarimin gradual të prespektivave të eurozonës”, ka vijuar ai.

Kryeministri italian ka vlerësuar se kriza financiare është një çështje e rëndësishme për të gjithë, por edhe për secilin, dhe ka të bëjë me stabilitetin e forcës së eurozonës dhe aftësinë e saj për të kontribuar në rritjen ekonomike e sociale të Evropës.

“Prandaj sot kemi diskutuar mbi detyrat e ardhshme, për realizimin e të cilave Franca dhe Italia dëshirojnë të punojnë së bashku”, ka thënë më tej Monti.

“Cilësia e marrëdhënieve mes Italisë dhe Francës është një element shumë i rëndësishëm për të ndrequr çështjet që janë përgjegjësi e jona, për të forcuar dhe konsoliduar zonën e euros”, ka thënë pas tij presidenti Hollande.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA