Calja-Godelli, tjetër dështim në Londër 2012

31/07/2012 22:20

Briken Calja e ka mbyllur në vendin e 9-të aventurën e tij olimpike në Londër 2012, ndërkohë që Daniel Godelli nuk është futur fare në renditje për shkak se dështoi në 3 provat në stilin e shkëputjes.

Nga ana tjetër Briken Calja arriti të ngrejë 143 kg në provën e parë në stilin e shkëputjes dhe dështoi në 2 provat e tjera.

Në stilin e shtytjes 22 vjecari ngriti 177 kg dhe në dygarësh 320 kg.

Ndryshe nga Godelli, Calja arriti të futet në klasifikimin e përgjithshëm për peshën 69 kg duke u renditur në vendin e 9-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA