Tjetër rast racizmi në Londër 2012

30/07/2012 00:00

Pas atletes greke, Voula Papachristou, mbërrin një tjetër rast ku një sportist përjashtohet nga lojërat olimpike për shkak të deklaratave apo qendrimeve të tij raciste nëpërmjet rrjeteve sociale.

Edhe këtë herë në mes ka qenë Twitter dhe “viktimë” e tij ka rënë futbollisti i kombëtares zvicerane Michel Morganella. Duke komentuar në një variant dialektor të frëngjishtes, Morganella shkruajti në profilin e tij zyrtar në rrjetin social se “përcmonte të gjithë handikapatët koreano-jugorë”.

“Dua t’i mund të gjithë koreanët. Shkoni digjni veten! Tufë handikapatësh!”, shkruante Morganella. E menjëherë pas kësaj ka mbërritur reagimi i komitetit olimpik helvet. Kreu i delegacionit zviceran, Gian Gilli njoftoi përjashtimin e tij “për diskriminim dhe ofendim ndaj kombëtares koreano-jugore dhe vetë popullit korean”.

Zvicra humbi 2-1 përballë Koresë së Jugut ditën e dielë, në ndeshjet që luhen në kuadër të olimpiadës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta