Moto GP, Stoner fiton në Laguna Seca

30/07/2012 00:00

Casey Stoner ka fituar Cmimin e Madh të Laguna Seca, gara e dhjetë e botërorit të Moto GP.

Piloti australian i Hondës ka lënë pas Jorge Lorenzo (Yamaha) dhe Dani Pedrosa (Honda).

Me këtë triumf, Stoner shkon në kuotën e 173 pikëve, në vendin e tretë të klasifikimit të përgjithshëm. Vendin e parë e mban spanjolli Lorenzo me 205 pikë, ndërsa i dyti renditet Pedrosa me 182 pikë.

Në garën e zhvilluar në SHBA, Andrea Dovizioso përfundoi i katërti duke lënë pas Carl Cratchlow.

Tjetër garë zhgënjyese për Valentino Rossi (Ducati), i cili u rrëzua pak xhiro nga fundi duke mos marrë asnjë pikë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta