Milani ndodhet që prej së dielës në Filadelfia, ku ka nisur fazën përgatitore, i përqendruar tek një merkato që do të varet jo vetëm nga aftësitë e drejtuesve milanezë.
Rikthimi i Kakasë në “San Siro” është operacioni kryesor në të cilin është përqendruar klubi italian dhe sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, tashmë gjithçka varet nga e ardhmja e Modriç.
Nëse kroati do të mbërrijë në Madrid, atëherë braziliani do të largohet automatikisht. Në rast të kundër, drejtuesit e kampionëve të Spanjës, do të mundohen të negociojnë për një çmim sa më të lartë të kartonit.
Përsa i përket pistave të tjera në merkato, vazhdon të bisedohet me Montpellier për të riun Yanga-Mbiëa, ndërsa po monitorohet me vëmendje edhe situata e qendërmbrojtësit të Paris SG, Mamadou Sakho.
Në vëmendjen e Milanit mbetet edhe mesfushori shkatërrues i Real Madrid, Lassana Diarra.
Top Channel