
Pas Majlinda Kelmendit ikën nga Londra pa medalje edhe pretendetja tjetër shqiptare Romela Begaj. Peshngritësja 25 vjecare u shfaq shumë larg formës së saj më të mirë duke zhgënjyer në olimpiadën britanike ku zuri vetëm vendin e 11-të në peshën 58 kilogram.
Në provën e parë në stilin e shkëputjes Begaj ngriti lehtësisht 101 kg, duke treguar se do të jetë një pretendente e fortë. Por këtu ndryshoi gjithcka, Romela dështoi në provën e dytë me 105 kg madje edhe në të tretën me po të njejtën peshë.
Në stilin e shtytjes Romela ngriti në provën e parë 115 kg, por njësoj se në stilin e parë 25 vjecarja shqiptare dështoi në dy provat e tjera të stilit të shtytjes me 121 kg. Peshëngritësja shqiptare u ndal në 216 kg në total, shumë larg vendin të parë prej 246 kg.
Medalja e artë në këtë kategori shkoi për kinezen Li që ngriti 108 kg duke vendosur rekord olimpik, ndërsa në shkëputje ngriti 138 kg. Në total 246 kg. Pëshëngritësja kineze dështoi në tentativën e saj për të thyer edhe rekordin botëror që është 251 kg në dygarësh.
Medalja e argjendtë shkoi për tajlandezen Pimsiri, ndërsa ajo e bronxtë për ukrainasen Yuliya Kalina.
Të martën do të garojnë 3 sportistë të tjerë shqiptarë, dy peshngritësit Daniel Godelli dhe Briken Calja në peshën 69 kg dhe notari Sidni Hoxha në 100 metra.
Top Channel