Kore e Veriut, dhjetëra të vdekur nga përmbytjet

30/07/2012 15:35

Rreshjet e rrëmbyera kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Korenë e Veriut, ku me dhjetëra persona kanë humbur jetën, ndërsa pritet që kushtet të vazhdojnë të përkeqësohen.

Lajmin e publikoi të hënën media zyrtare e vendit, e cila në të shkuarën ka publikuar bilance dëmesh gjithmonë e më të vegjël se sa reali, duke bërë që të dyshohet se numri real i viktimave mund të jetë ne disa qindra.

Sipas Agjensisë Zyrtare të Lajmeve “KCNA”, rreshjet vazhdojnë të bien prej më shumë se një jave pa ndërprerje, duke shkatërruan ndërtesa dhe të mbjella në shumë rajone të vendit.

Deri në fundjavë, 88 persona ishin konfirmuan të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur. Të pastrehët, zyrtarisht llogariten në 63 mijë persona.

Situata e keqe atmosferika pritet që të rëndojë edhe më shumë situatën në ditët e para të kësaj jave, përpara një përmirësimi relativ në fundjavë.

Shkatërrimi i të mbjellave dhe fermave është veçanërisht shqetësuese, pasi edhe kur korjet janë në nivelet më të mira, 25 milionë banorët e shtetit më të izoluar në botë vazhdojnë të vuajnë nga uria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA