Nuk ishte pjesë e takimit inaugurues të Bordit të Paqes, zbulohet arsyeja e mungesës së Bjellorusisë: Delegacionit tonë nuk iu dhanë vizat sepse…
Presidenti i Eurogrupit, Jean Clode Juncker në një intervistë për gazetën gjermane Suddeutsche Zeitung, deklaroi se Banka Qendrore Europiane mund të ndërhyjë dhe të blejë Eurobondet e vendeve që janë në krizë financiare, një hap ky që do të lehtësonte goxha krizën e këtyre vendeve.
Pro këtij propozimi të Juncker është shprehur edhe Gjermania. Berlini thotë se nuk ka arsye e as argument për të kritikuar blerjen e bondeve të vendeve në krizë financiare.
“Natyrisht, Gjermania ka besim të plotë në pavarësinë e vendimmarrjes së Bankës Qendrore Europiane”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Georg Streiter.
Ideja ka marrë edhe mbështetjen e ministrit gjerman të financave që tha se blerja e titujve të shteteve në tregjet dytësore nga ana e Bankës Qendrore Europiane nuk është një tabu.
Ndërkohë, ekonomisti me famë botërore, Robert Mandel thotë se Bashkimi Europian ka në dorë një “as” të fshehur, Eurobondin që do të zgjidhte krizën dhe do të sillte stabilitetin e Unionit Monetar.
Top Channel