“Jeruzalemi është kryeqyteti i Izraelit”

30/07/2012 19:40

“Përshëndetje Jeruzalemit, kryeqytetit të Izraelit”. Kjo ishte deklarata e parë e kandidatit republikan Mitt Romney që ka “tërbuar” palestinezët.

Romney ndodhet në Izrael në kuadër të një turi vizitash jashtë Shteteve të Bashkuara për të njohur aleatët e Amerikës me programin e tij përsa i përket politikës së jashtme.

Kandidati republikan u ndal në Jeruzalem. Gjatë vizitës në “Murin e Vajit” Romney tha se Jeruzalemi është kryeqyteti i Izraelit dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të zhvendosin ambasadën e tyre në Tel Aviv pikërisht në këtë qytet.

“Superioriteti kulturor dhe ekonomik i Izraelit karshi Palestinës është i dukshëm”, tha Romney.

Menjëherë pas këtyre deklaratave ka reaguar zyra e Presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas.

“Këto deklarata janë absolutisht të papranueshme dhe që nxisin dhunën në të gjithë rajonin. Në fund të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë interesat e tyre në këtë rajon, kanë 57 ambasada në vende arabe e muslimane dhe nuk mendoj që do të sakrifikonin të gjitha këto, vetëm për këtë deklaratë”, deklaroi këshilltari i presidentit Abas, Saeb Erekat.

Deklarata e Romney-t ka marrë kritika edhe në Shtetet e Bashkuara, ndërsa disa analistë politikë thonë se ky qendrim i kandidatit republikan është kundër “ekuilibrit” që është përpjekur të ruaje Obama në mandatin e tij të parë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta