Shqetësimet e investitorëve rreth një kolapsi të mundshëm të ekonomisë italiane e spanjolle u zbutën ditën e hënë, nga informacionet se autoritetet e Eurozonës janë pranë marrjes së masave konkrete për reduktimin e interesave të huasë.
Interesat për bonot e thesarit me afat maturimi 10-vjeçar për Spanjën u reduktuan me 6,5%, ose 1% më pak se rekordi i një jave më parë, një shenjë e qartë e rritjes së besimit.
Edhe Italia pagoi të hënën një interes më të ulët për një hua prej 5,48 miliardë eurosh të marra në tregjet ndërkombëtare.
Për herë të parë që prej muajit prill, Roma zyrtare pagoi një interes më të ulët se 6%, konkretisht 5,96%.
Megjithatë, sipas Richard McGuire, një ekspert i “Rabobank”, interesi që po paguan Italia mbetet ende tepër i lartë.
”Ndërsa rënia e interesa e tregon për një zbutje të tensioneve periferikë, ato mbeten ende tepër të lartë dhe një progres i rëndësishëm duhet të ndërmerret ende në këtë fushë”, deklaroi eksperti.
Gjithashtu, besimi është rritur edhe nga një vizitë e Sekretarit Amerikan të Shtetit, që ka mbërritur në Europë për biesime të mëtejshme.
Aktualisht, ekonomia italiane është në stanjacion, ndërsa ajo spanjolle është përfshirë nga recesioni.
Top Channel