Katër persona u dënuan me vdekje në Iran, për rolin e luajtur në mashtrimin më të madh bankar në historinë e vendit.
Lajmi u publikua ditën e hënë nga Televizioni Publik Iranian. Dy antarë të tjerë të rrjetit u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa 33 persona që luajtën një rol më të vogël në krim u ndëshkuan me 25 vjet heqje lirie.
2,6 miliardë dollarë u përvetësuan nga anëtarët e rrjetit mashtrues, pasi ata falsifikuan dokumenta, duke simuluar një kompani investimesh, e cila mori hua të shumta nga bankat e vendit.
Presidenti Mahmoud Ahmadinejad hodhi poshtë një vit më parë akuzat se qeveria e tij ishte e përfshirë në skemë, për të pësuruar arkat e saj në dëm të investitorëve privatë.
Irani është një prej vendeve që aplikon më shumë në botë dënimin me vdekje, ndërsa të dhënat për respektimin e të drejtave të njeriut janë tejet problematike.
Top Channel