Gjashtë persona janë arrestuar në Kenia në lidhje me vrasjen e ambasadores së Venezuelës, një krim ende misterioz që ka ngjallur interesin e shumë mediave ndërkombëtare.
Kryediplomatja, Olga Fonseca, u gjet të premten e mbytur në dhomën e saj, brenda rezisdencës zyrtare të ruajtur nga roje dhe garth të elektrifikuar, në kryeqytetin e vendit afrikan, Najrobi.
Sipas autoriteteve keniane, disa anëtarë të stafit ishin ankuar më parë ndaj saj për disa shkarkime të pajustifikuara nga detyra prej 57-vjeçares.
Për këtë arsye, midis listës së të dyshuarve ndodhen edhe disa punonjës brenda ambasadës. Nga ana e tij, Karakasi zyrtar dërgoi ditën e hënë dy hetues në Najrobi, për të formuar një version të tijin të ngjarjeve.
Gjatë këtyre ditëve, shtypi venezuelian ka spekuluar se vrasja ka qenë tepër profesionale, prandaj ka pak gjasa që ajo të jetë kryer nga një person i zakonshëm.
Banesa e ambasadores u gjet e paprekur dhe asgjë nuk ishte lëvizur nga vëndi, në momentin kur trupi i pajetë u zbulua fillimisht nga një punonjës i ambasadës.
Top Channel