Casillas: Reali do të luftojë për gjithçka

30/07/2012 00:00

Iker Casillas, kapiteni i Real Madrid, ka dhënë konferencën e parë të shtypit për sezonin e ri në Los Angeles ku kampionët e Spanjës gjenden të grumbulluar për fazën përgatitore.

Portieri spanjoll foli për objektivat e ekipit të drejtuar nga Jose Mourinho: “Kemi si qëllim të përmirësohemi ende dhe duam të fitojmë kampionatin spanjoll, Superkupën e Spanjës, Kupën e Mbretit dhe shpresojmë në arritjen e finales në Ligën e Kampioneve.”

Casillas foli edhe për rivalitetin me Barcelonën që edhe këtë vit pritet të jetë i ashpër: “Mendoj se Reali është më i konsoliduar dhe kemi bërë shumë hapa para. Jemi në pozicionin për të luftuar si të barabartë me kundërshtarët tanë, ndryshe nga vitet e tjera. Vitin e kaluar fituam me meritë titullin kampion. E di që ka ende persona që mendojnë se katalanasit janë më lart se ne, por për mua Reali është skuadra më e mirë.”

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta