Alepo, luftë në çdo rrugë

30/07/2012 00:00

200.000 vete i jane larguar luftimeve te dhunshme ne qytetin e dyte me te madh te Sirise keto dy ditet e fundit.

Sipas te dhenave te OKB-se, mjaft te tjere kane mbetur te bllokuar ne kryeqendren tregtare te vendit dhe i nevojitet urgjentisht ndihme. Pas nje jave bombardimesh, forcat qeveritare nisen te shtunen nje ofensive tokesore ne shkalle te gjere ne te gjithe zonen e Alepos. Banoret atje thuhet te kene mbetur pa rezerva ushqimore dhe energji elektrike.

Trupat e regjimit jane me te shumta ne numer, megjithate rebelet po bejne rezistence duke preferuar stilin e luftes guerile, e cila eshte provuar mjaft e efektshme. Beteja eshte perqendruar per momentin ne lagjen Salah al Din, ne jugperendim te qytetit, ku kryengritesit kane bazat e tyre. Aktivistet raportojne se rajoni ka qene shenjester e bombardimeve te renda dhe nje sulmi nga perendimi, megjithate i mohojne raportet e televizionit shteteror sirian se lagjia tashme eshte nen kontrollin e ushtrise.

Kombet e Bashkuara i kane bere edhe nje here thirrje paleve te konflikt te sigurohen se do te shmangin civilet gjate perballjes se tyre, dhe i kerkojne nga ana tjeter te lejojen pranine e organizatave humanitare. kritikave kunder qeverise siriane per ofensiven ne Alepo, iu bashkua edhe sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Panetta, i cili e pershkroi sulmin si “nje gozhde ne qivurin e Bashar al Assadit”.

“Eshte e qarte se Alepo po shnderrohet ne nje tjeter shembull tragjik te dhunes pa kufi qe regjimi i Assadit eshte duke kryer mbi popullin e vet. Me kete veprim, ai nuk po ben gje tjeter veçse po sigurohet qe ketij regjimi t`i vije vertet fundi”, tha Leon Panetta, sekretari Amerikan i Mbrojtjes.

Panetta eshte duke zhvilluar nje tur 5 ditor ne Lindjen e Mesme, gjate te cilit do te vizitoje Tunizine, Egjiptin, Izraelin dhe Jordanine ne perpjekje per te perforcuar kendveshtrimin se Bashar al Assad duhet te largohet nga pushteti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB