Romney: SHBA e ka për detyrë të ndalojë Iranin

29/07/2012 21:00

Kandidati Presidencial në Shtetet e Bashkuara, republikani Mitt Romney tha se vendi i tij e ka përgjegjësi morale ndalimin e Iranit që të zhvillojë armët bërthamore.

Romney, duke folur gjatë vizitës së tij në Jeruzalem, e përshkroi Iranin si vendin më destabilizues në botë.

Ai tha se SHBA e kupton të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe se ishte e drejtë që Shtetet e Bashkuar të qëndrojnë në një anë me Izraelin.

Nga ana tjetër Presidenti amerikan Barak Obama është përqendruar në përdorimin e sanksioneve për të kufizuar ambiciet bërthamore të Iranit.

Në fjalën e tij para qytetit të vjetër të Jeruzalemit, Romney tha se krerët e ajatollahut të Iranit po “testojnë mbrojtjen tonë morale”.

Ai shtoi gjithashtu se Irani ishte kombi më destabilizues në botë dhe se SHBA kishte “një detyrë solemne dhe një përgjegjësi morale për t’u mohuar liderëve të Iranit mjetet për të arritur në synimet e tyre keqdashese”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA