Nuk ishte pjesë e takimit inaugurues të Bordit të Paqes, zbulohet arsyeja e mungesës së Bjellorusisë: Delegacionit tonë nuk iu dhanë vizat sepse… Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Mitt Romney premtoi marrëdhënie dhe ndihmë më të madhe Izraelit, gjë të cilën sipas tij, presidenti Obama nuk po e bën.
Romney mbërriti mbrëmjen e së shtunës në Tel Aviv në kuadër të turit ndërkombëtar të vizitave ku pritet të takohet me liderët izraelitë dhe të mbajë një fjalim nga ambientet e Ministrisë së Jashtme izraelite, si dhe të premtojë raporte më të ngushta me Izraelin.
Turi i vizitave ndërkombëtare të Romney, ku kandidati republikan u parashtron vendeve aleate të Shteteve të Bashkuara programin e tij për politikën e jashtme, nisi me një gafë në ndalesën e parë, Londër.
Kryeqyteti anglez ishte në ditët e fundit të përgatitjes për lojërat olimpike, ndërkohë që Romney, sapo mbërriti, vuri në dyshim organizatorët duke pyetur; A do të jeni gati për lojërat olimpike? Pyetja shkaktoi reagim dhe kritikat e medias britanike, ndërsa kandidati republikan u vetëkorigjua më vonë duke dekalruar se këto lojëra olimpike kanë për të qenë të mahnitëshme.
Top Channel