70-vjetori i Papa Leonit XIV, Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë i uron ditëlindjen kreut të Vatikanit Shkollat do të hapin dyert për mijra nxënës më 10 shtator. Por qindra mijra nxënës të moshave të ndryshme nuk do të kenë mundësi të ulen në bankat e shkollës.
Aryeja e vetme është mungesa e parave. Në një raport të fundit të UNICEF-it, saktësohet se në familjet që jetojmë përmes ndihmës ekonomike, 22 % e fëmijëve 11 deri në 15 vjec, dhe 77 % e moshës 16 deri në 18 vjec, nuk shkojnë në shkollë pasi nuk përballojnë dot shpenzimet.
Një tjetër motiv i braktisjes së shkollës, i cili në rang vendi zyrtarisht mbetet rreth 1.8 %, është se fëmija duhet të punojë. Në studim thuhet se fëmijët e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike, kanë probabilitet më të lartë që të mos regjistrohen ndonjëherë në shkollë.
Janë rreth 40 % e fëmijëve që janë pjesë e familjeve që kanë shpenzimet më të ulëta dhe të cilët janë shumë të ekspozuar nga mosfrekuentimet e tyre në shkollë.
Nga ana tjetër, 61 % e fëmijëve 0 deri në 6 vjec nuk frekuentojnë institucionet arsimore, pasi 25 % e tyre nuk përballojnë dot shpenzimet.
Ministria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzim, të fundit ku përcakton jo vetëm fillimin e vitit të ri shkollor, por edhe kohën e nisjes së regjistrimit të nxënësve në shkolla dhe kopshte.
Në udhëzim thuhet qartë se regjistrimi i nxënësve në shkollat e arsimit parauniversitar fillon më datën 29 gusht dhe mbyllen në datën 9 shtator për arsimin bazë.
Nxënësit që do të ndryshojnë shkollën duhet të jenë të pajisur me fletëpranim dhe fletëshpërngulje.
Top Channel