Një agjent sigurie, punonjës në ambasadën italiane në Sanaa, kryeqytetin e Jemenit është rrëmbyer nga persona të armatosur, thonë zyrtarët.
Italiani është cuar në një destinacion të panjohur nga një rrugë pranë ambasadës së Italisë në jug-perëndim të Sanaas, bëjnë me dije burimet nga shërbimet sigurisë dhe diplomatike.
Policia është duke u përpjekur për të rënë në gjurmët dhe identifikuar njerëzit e armatosur.
Ministria e Jashtme italiane në Romë, konfirmoi rrëmbimin për agjencinë e lajmeve AP.
Rrëmbimet e të huajve janë të zakonshme në Jemen dhe janë zgjidhur zakonisht në mënyrë paqësore.
Shumica e rrëmbimet janë kryer nga persona të armatosur që përdorin robërit për të bërë pazare me qeverinë e Jemenit.
Zyrtarët kanë tendencë për të fajësuar fiset ose njerëzit e armatosur të lidhur me Al-Kaedën.
Një zyrtar francez, punonjës i Kryqit të Kuq u lirua gjatë këtij muaji pasi ishte rrëmbyer në muajin prill.
Një grua zvicerane e cila ishte duke punuar si mësuese u rrëmbye nga militantët e Al-Kaedës në mars dhe mbetet ende në statusin e pengut.
Top Channel