Japoni, protestë kundër energjisë nukleare

29/07/2012 00:00

Qindra-mijëra persona dolën në protestë para parlamentit në Tokio të Japonisë për të kundërshtuar planet për shfrytëzimin e energjisë bërthamore nga ana e qeverisë.

Protestuesit kundërshtojnë vendimin e fundit të qeverisë japoneze për të rivënë në punë dy reaktorë bërthamorë në zonën e Fukushimas, ku 15 muaj më parë pati rrjedhje radioaktive, pasojë e tsunamit të fuqishëm që goditi vendin.

Manifestuesit kërkojnë nga qeveria braktisjen e programit bërthamor dhe përdorimin e burimeve energjitike alternative. Por qeveria japoneze, e cila fillimisht pas tragjedisë së Fukushimas hoqi dorë përkohësisht nga energjia bërthamore, deklaron se nuk mund të përballojë kërkesën e tregut me energji duke shfrytëzuar vetëm importin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB