Berisha, thyen rekordin e notit

29/07/2012 20:00

E ndërsa atletët shqiptarë në Lojrat Olimpike të Londrës duket se për momentin janë jashtë cdo shansi për të marrë ndonjë prej medaljeve, ka qenë kryeministri Berisha që është përpjekur të përmirësojë imazhin e Shqipërisë.

I sapokthyer nga Londra, ku mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike, Berisha ka përfunduar në Dhërmi dhe zyra e shtypit e Kryeministrisë njoftoi menjëherë thyerjen e rekordit që e mbante po ai vetë.

Sipas zyrës së shtypit rekordi ri i notimit është 141 minuta, kundrejt 132 minutave të një viti më parë.

Por kryeministri ka njoftuar se këtë rekord do ta thyejë sërish në gusht. Në njoftim kryeministri citohet të ketë deklaruar pas përfundimit të notit se “zëri i detit Jon më tha se ky rekord i ri personal është një ogur i bardhë për fitoren e merituar të zgjedhjeve të 2013”.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA