Vrasësi i Denverit, trajtohej nga psikiatri

28/07/2012 03:15

I akuzuari për vrasjet dhe të shtënat e kinemasë në Kolorado, po trajtohej nga një psikiatër në universitetin ku ai kishte studiuar.

Raportet e mëhershme thanë se 24 vjecari, James Holmes, kishte dërguar një fletore në universitet që përshkruante masakrën.

Avokatët mbrojtës janë duke kërkuar burimin e rrjedhjes së informacionit në media, duke thënë se është shkelur urdhëri i gjykatës dhe se gjykimi i drejtë është vënë në rrezik serioz tashmë.

Holmes, do të njihet zyrtarisht me akuzat ditën e hënë.

Gjykata tha se atëherë do të marrë parasysh edhe kërkesën e ekipit mbrojtës.

James Holmes akuzohet për vrasjen e 12 personave dhe plagosjen e 58 të tjerëve, gjatë premierës në mesnatë, të filmit Batman në Aurora pranë Denverit një javë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA