Siri, beteja për Alepin

28/07/2012 00:00

Ushtria siriane nisi ofensivën nga toka dhe ajri kundër kryengritesve në disa zona të Alepit, nën kontrollin e kryengritesve.

Mengjesin e se shtunës, aktivistet thane se tanket nisen te leviznin në lagjet jug-perendimore te qytetit.Bombardimet e zonave nen kontrollin e kryengritesve-sipas tyre- u intensifikuan ne oret e para te mengjesit.

Në përpjekje për të zmbrapsur ushtrinë, kryengritesit e Ushtrise se Lire Siriane goditen tanket, por ky lajm nuk mund te verifikohet ne menyre te pavarur. Televizioni shteteror Siriane tha se “rebelet qe deshtuan ne Damask” tani po perpiqen ta shnderrojnë Alepin në “strofkullën e terrorizmit”.

Gazetari i BBC-se ne Alep, Jen Penëll raporton per shume viktima por edhe per karvanin e familjeve qe po lene qytetin. Alepi eshte nje nyje e rendesishme tregtare ne Siri, aty ndodhen shume aleate te rregjimit. Pikerisht per keto arsye, “Beteja per Alepin” është shume e rendesishme si per rregjimin ashtu edhe per kryengritesit. Per kryengritesit, marrja e Alepit do te bente te mundur krijimin e nje zone te sigurt ne veri te Sirise. Kjo do te perkonte me strategjine e kryengritesve libiane ne bengazi, qytet qe u shnderrua ne seline e ofensives kunder Tripolit.

Top Channel