Rumania vendos fatin e Basescu-t

28/07/2012 18:10

Rumania voton të dielën në një referendum mbi shkarkimin e presidentit Traian Basescu, pas shumë presioneve të forta nga BE dhe SHBA.

Basescu, me iniciativë të mazhorancës së qendrës së djathtë, u pezullua nga detyra me votim në Parlament më 6 korrik.

Tani, do të jetë votimi i së dielës që do të përcaktojë shkarkimin ose jo përfundimtar të tij nga posti i kryetarit të shtetit, njoftojnë agjencitë e lajmeve.

Qeveria e kryeministrit socialdemokrat, Victor Ponta e akuzon Basescu-n se ka shkelur kushtetutën duke i dhënë vetes kompetenca që nuk i takonin.

Konflikti politik mes presidentit dhe kryeministrit ka bllokuar vendimmarrjen për një sërë proçesesh në Rumani, në një kohë kur vendi po finalizon marrëveshjet për një ndihmë financiare të mbështetur nga FMN.

Zoti Basescu, në pushtet që prej vitit 2004, ka akuzuar zotin Ponta se është përpjekur të ndërhyjë në shtetin ligjor dhe institucionet ligjore të Rumanisë, me qëllim sigurimin e diktatit të tij.

Vetë kryeministri Ponta ndodhet nga ana tjetër nën presion për dorëheqje për shkak të dyshimeve për plagjiaturë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA