Këshilltarët socialistë të Tiranës akuzuan sërish kryebashkiakun Lulzim Basha dhe i kërkuan atij që të takojë tregetarët dhe bizneset për të mesuar numurin e madh të të papunëve, që sipas tyre ka patur në vitin e parë të qeverisjes së Bashës në kryeqytet.

Këshilltarët e majtë e akuzuan gjithashtu Bashën se për shkak të keqqeverisjes së tij, mijëra biznese janë mbyllur dhe taksat janë trefishuar.

“E vërteta është komplet e kundërt. Sot punohet më pak, bizneset po taksohen më shumë dhe çmimet janë më të shtrenjta. Mjafton që zoti Basha të vizitojë tregun dhe të takojë tregtarët dhe ata do t’i thonë se taksat janë rritur 2-3 herrë nga taksidarët e tij. Gjatë 6 muajve të fundit 1700 biznese janë bmyllur, që do të thotë se mbi 5 mijë vetë kanë humbur punën. Sot, një vit pasi zoti Basha uzurpo qytetin, gjërat janë bërë më keq”, deklaroi këshilltari Arbër Mazniku.

Një tjetër çështje e prekur nga anëtari i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit ka qenë ajo e studentëve, të cilët sipas tij nuk po shohin asnjë përmirësim nga karta e shumëpremtuar nga Basha.

“Mjafton që Basha të takojë studentët që t’i thonë se karta e premtuar nuk po iu hyn në xhep, pasi ata kalojnë orë të tëra nëpër dyert e institucioneve”, shtoi Mazniku.

Para pak ditësh u bë një vit që nga dita kur Basha mori bashkinë e Tiranës dhe këshilltarët socialistë i vunë atij përballë premtimet elektorale që bëri gjatë fushatës dhe që sipas tyre nuk janë mbajtur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA