Ministria e Mbrojtjes Ruse ka mohuar raportet se Moska po planifikon ngritjen e bazave të reja të marinës, jashtë territorit të saj, të parat që prej rënies të Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.
Më parë, një agjenci lajmesh citoi shefin e flotës ruse të thoshte se Kuba, Vietnami dhe Ishujt Sishel ishin duke u konsideruar si vende të mundshme.
Por Ministria tha se zëvendës admirali Viktor Cirkov kurrë nuk kishte bërë komentet e pretenduara.
Mungesa e parave pas vitit 1991 çoi në mbylljen e shumicës së bazave ruse jashtë vendit.
Ajo mbylli një bazë në Vietnam në vitin 2002, dhe aktualisht ka baza vetëm në Ukrainë dhe Siri. Presidenti Vladimir Putin ka premtuar se do të rivendosë fuqinë ushtarake të Rusisë.
Në vitet e fundit, Moska ka zgjeruar operacionet e flotës së saj jashtë shtetit, duke përfshirë pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare kundër-piraterisë në Somali.
“Është e vërtetë se ne jemi duke vazhduar punën për sigurimin e bazave të marinës jashtë Federatës Ruse”, citoi agjencia e lajmeve RIA-Novosti zv.Admiralin Cirkov në një intervistë.
Top Channel