Kina merr medaljen e parë

28/07/2012 20:10

Eshtë e Kinës medalja e parë e artë e fituar në olimpiadën e Londrës. Qitësja kineze Ji e mbylli garën e saj me 502.9 pikë pas 40 goditjesh.

Ndërkohë, pas saj është renditur qitësja polake Silvia Bogaka, e cila udhëhoqi kryesimin gjatë, por me 52.2 pikë mori medaljen e argjendtë, duke i lënë medaljen e bronxtë një tjetër kinezeje, Ju Dan, që kishte grumbulluar 501.5 pikë.

Në ditën e parë të kësaj olimpiade kanë debutuar edhe sportistët shqiptarë. Notarja Noel Borshi në garën e 10 metrave stil flutur është renditur e treta nga fundi.

Në garën e saj ajo ishte vetëm me dy notare të tjera dhe vetëm ato arriti të lërë pas, duke u renditur e 40-ta nga 42 notare.

Ndërkohë, qitësi Arben Kucana, i cili garoi në pistoletë me ajër 10 metra, u rendit i 20-ti duke humbur shansin e kualifikimit.

Për t’iu rikthyer notit, rekordmeni i botës Majkëll Felps ka rrezikuar ndjeshëm kualifikimin për më tej pasi është renditur i teti, i fundit nga vendet që kalojnë në fazën tjetër me një kohë e cila vetëm me 7 të mijtat i dha atij shasnin për të vazhduar e jo hungarezit Sheh.

Në çiklizëm garën dhe medaljen e artë e fitoi Aleksandër Vinokurov. Çiklisti 38-vjecar nga Kazakistani arriti të fitojë sprintin final duke lënë prapa kolumbianin Rigoberto Uran, fitues i medaljes së argjendtë dhe norvegjezin Aleksandër Kristof, fitues i medaljes së bronxtë në këtë garë, e cila ishte e gjatë 250 km.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA