Edhe së paku një vit shkollor, nxënësit do të mësojnë nga tekstet skandaloze me përmbatje fyese për shqiptarët. Ministria e Arsimit në Maqedoni nuk po tregon gatishmëri për korigjimin ose tërheqjen e këtyre librave nga përdorimi.

I formuar pesë muaj më parë, komisioni për evitimin e gabimeve në tekstet shkollore ende nuk i ka paraqitur Ministrit të Arsimit, Pance Kralev, propozimet lidhur me kaptinat që duhet korigjuar. Këto vonesa shuajnë shpresat për tërheqjen e teksteve skandaloze gjatë këtij viti.

Deputeti i partisë opozitare RDK, Izet Zeqiri, shfrytëzoi prezencën e Ministrit të Arsimit në një senacë kuvendore, për ta pyetur, kur do të përfundoj procesi për korrigjimin e  këtyre teksteve.

“Ne sollëm ligj në Parlament me të cilin ua dhamë dritën jeshile që t’i tërhiqni librat. Ka arritur projekti për tërheqjen e librave dhe a thua fëmijët në shtator do të fillojnë me libra të ri të korrigjuar nga ato të pavërteta shkencore dhe nga fyerjet që ju bëhen shqiptarëve në Maqedoni”, tha Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.

Mirëpo, edhe pse problemi me tekstet fyese është aktual me vite, Ministri maqedonas i Arsimit, tha se procesi për korrigjimin e këtyre librave është në fazën fillestare.

“Procesi për shqyrtimin e vërejtjeve që kanë arritur deri tek komisionet profesionale të ngritura për korigjimin e teksteve, është në zhvillim. Por këto verejtje duhet të argumentohen. Prandaj, nevojiten analiza gjithëpërfshirëse, sepse nuk bejme dot nderhyrje neper libra brenda nates. Kur të vendosim nëse duhet nderhyre apo jo, do të prononcohemi”, tha Pançe Kralev, Ministër i Arsimit në Maqedoni.

Të pavërtetat shkencore për shqiptarët në tekstet shkollore u zbuluan në vitin 2009 nga mediat në Shkup, menjëherë pas publikimit të Enciklopedisë maqedonase e cila ofendoi rëndë shqiptarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA