Kievi akuza Moskës: Forcat ruse depërtuan në rajonin e Sumy-t dhe rrëmbyen rreth 50 civilë Ofensiva e ushtrisë së presidentit Bashar al-Assad kundër opozitës së armatosur në qytetin e Alepos ka nisur. Helikopterët kanë sulmuar nga ajri disa lagje të qytetit të dytë më të madh, pikë strategjike ekonomike dhe ushtarake për kontrollin e veriut të vendit.
Sic raporton Obeservatori sirian për të drejtat e njeriut lagjet Salaheddin dhe al-Azamiye në veri-perëndim dhe Kasr el-Busta, al-Mashhad dhe al-Soukkari në jug të qytetit ndodhen në breshërinë e predhave të helikopterëve, ndërsa në disa zona periferike kanë nisur përplasjet e para mes rebelëve dhe ushtrisë.
Ndërkohë, listës së gjatë të zyrtarëve, diplomatëve dhe ushtarakëve që braktisin regjimin e Bashar al Assad u është shtuar edhe një deputete e partisë Baath, partia e presidentit sirian.
Përfaqësuesja e parlamentit sirian, Ikhlas al-Badaui, e zgjedhur deputete në zgjedhjet e organizuara mes konfliktit në muajin maj në qytetin Alepos, kaloi kufirin me Turqinë duke deklaruar se nuk mund të ishte më pjesë e një regjimi barbar.
“Kalova kufirin me Turqinë. Dezertova këtë regjim tiran për shkak të masakrave dhe torturave barbare kundër një populli që kërkon minimumin e të drejtave”, deklaroi për Sky News deputetja siriane.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara i frikësohen një masakre një tjetër masakre që ushtria e regjimit të Bashar al-Assad mund të kryejë në qytetin e Alepos, të rrethuar tashmë nga mijëra ushtarë, tanke e artileri e rëndë. Departamenti amerikan i Shtetit tha se zhvendosja e tankeve, helikopterëve dhe avionëve, sugjerojnë se një sulm i tillë është i dukshëm.
Zëdhënësja, Victoria Nuland tha se ky është një përshkallëzim serioz në konflikt. Rebelët sirianë në qytet kanë filluar të depozitojnë municionet dhe janë duke përgatitur furnizimet mjekësore.
Zonja Nuland tha: “Zemrat tona janë me popullin e Aleppo-s. Sërish, kjo është një tjetër përpjekje e dëshpëruar nga një regjim që është duke u rrëzuar në përpjekje për të ruajtur kontrollin”. Por gjithsesi ajo këmbënguli se SHBA-të nuk do të ndërhyjnë përveçse duke u ofruar ndihmë jo-vdekjeprurëse rebelëve, të cilët janë duke u përpjekur për të rrëzuar regjimin e Presidentit Bashar Al-Asad prej 16 muajsh. “Nuk besojmë se do të shpëtojmë jetë, nëse i hedhim më tepër benzinë zjarrit”, tha ajo.
Ndërsa kryeministri turk, Recep Taip Erdogan tha se Bashar al-Assad dhe njerëzit e tij janë shumë pranë largimit nga Siria, ku po bëhen përgatitjet për një epokë të re. Pak përpara nisjes për në Londër, kryeministri turk shtoi se populli sirian është në prag të fitores dhe paralajmëroi për reagimin të ashpër të Turqisë ndaj cdo sinjali armiqësie që mund të mbërrijë nga Damasku.
Ish-kreu i vëzhguesve: Rrëzimi i Assad, cështje kohe
Ish-kreu i misionit vëzhgues të Kombeve të Bashkuara në Siri, Major. Gjeneral Robert Mood është zëri i radhës që deklaron se rënia e regjimit të Presidentit Bashar al-Assad është thjesht cështje kohe.
I larguar nga Siria javëne kaluar pas pezullimit të misionit për shkaqe sigurie, norvegjezi Mood tha shtoi se megjithatë rrëzimi i Assad nuk do të thotë detyrimisht fund i konfliktit 16 mujor tashmë. Ai tha se ka një përshkallëzim të paparë dhunë ndaj civilëve nga ana e forcave qeveritare.
Top Channel