Seria A nis me Juve-Parma

27/07/2012 00:00

Seria A ndez motorrët për sezonin e ri 2012-2013 në datën 25 gusht me ndeshjen e parë, Juventus-Parma.

Është hedhur ditën e enjte shorti për kalendarin e Serisë A, 2012-2013 dhe që në javën e dytë mbërrin përplasja e parë e madhe, Roma-Inter. Ndërkohë, derbi milanez luhet javën e shtatë dhe në të 11-n, Juventus-Inter.

Nëntori është muaji i ferrit për Milanin, në fillim me Napolin, e më pas menjëherë ndeshje kundër Juventusit, që në javën e 15-të do të luajë edhe derbin kundër Torinos, të ringjitur mes më të mirëve pas disa sezonesh në Serinë B.

Sipas kalendarit të parashikuar dhe duke mos llogaritur tekat e motit, faza e parë e Serisë A përfundon më 6 janar, ndërsa i gjithë kampionati më 19 maj 2013.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta