Pulaku jashtë Londrës
27/07/2012 00:00
Edhe testi B ka dale pozitiv për peshëngritësin shqiptar Hysen Pulaku,
gjë e cila i heq mundësinë 20-vjeçarit të përfaqësojë Shqipërinë në
Lojrat Olimpike Londer 2012.
Lajmi eshte konfirmuar nga shefi i delegacionit tone në Londer Viron Bezhani, i cili theksoi se tashme ne kete Olimpiade do te kemi 10 sportistë. Një ditë më parë Bezhani deklaroi në Top Channel se peshngritësit tanë që do të marrin pjesë në Londër iu nenshtruan një testi antidoping, ku Pulaku rezultoi pozitiv.
Ndryshe nga te tjeret 20-vjeçari Hysen Pulaku eshte i vetmi peshngritës që nuk i eshte nenshtruar testeve te ndryshme antidoping te bera para lojrave olimpike.
Top Channel