Kriza, reagon BQE

27/07/2012 00:00

“Tregjet po na japin mesazhe dhe ne duhet të reagojmë ndaj tyre. Nëse ju më pyesni nëse ka të bëjë me pushtetin? A jemi në gjendje ta bëjmë këtë? Përgjigjja është po. Gjëja më e rëndësishme është se në kërkojmë ta bëjmë brenda mandatit tonë, për t’i bërë gjerat efektive dhe të drejta”.

Deklarata e Presidentit të Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi u shtoi optimizmin tregjeve të cilët shënuan një rritje, mbi 6 përqind në Spanjë. Jo vetëm kaq, një hov mori edhe euro kundrejt dollarit. Por zotimi i tij u vu në shënjestrën e kritikave dhe u etiketua si një “bllof afat-shkurtër”.

Analistët thanë se qartazi kjo është një shenjë se Banka Qendrore Europiane do të ndërhyje për të mbështetur Spanjën dhe Italinë, por pa ditur nëse bëhet fjalë për lehtësi cilësore apo printimin e kartmonedhave sic bëri Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

Draghi u zotua gjatë konferencës se investimeve, që u zhvillua në Londër se BQE do të bëjë gjithcka për të ruajtur euron. Besomëni, tha ai, do të jetë e mjaftueshme.

Për shumë investitorë zotimi i Draghit jepte mesazhin se institucioni që ai drejton do të rinisë programin e sigurisë së tregjeve (SMP). Skema shumë e debatueshme që u paraqit në vitin 2010, lejon BQE të blejë sasi të mëdha letrash me vlerë nga bankat apo institucionet e tjera financiare.

Nga ana tjetër, qeveritë e Eurozonës, të zhytyra në borxhe mund të marrin hua me norma shumë të ulta interesi se sa nga tregjet. Blerja e fundit nga BQE ndodhi në fund të janarit, prej kësaj kohe Draghi është dukur i vendosur t’i bëjë  qendresë blerjes me shumicë të letrave me vlerë.  

E gjithë vëmendja përqendrohet në takimin e ardhshëm të Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Europiane pa një qendrim të unifikuar për të proceduar në drejtimin e sugjeruar nga Draghi.

Gjermania: Gjithcka për të mbajtur euron bashkë

Gjermania ka reaguar mbi zërat për një dalje të mundshme të Greqisë nga Eurozona duke shprehur se do të bëjë gjithcka për të mbajtur të bashkuar Euron.

“Qeveria gjermane është e vendosur të bëjë gjithcka, cdo përpjekje për të mbajtur të bashkuar Eurozonën. Ky ka qenë, është dhe do të mbetet qendrimi i Berlinit”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Financave, Marianne Kotthe.
 

Top Channel