Harkëtari i verbër thyen rekord botëror

27/07/2012 19:15

Një harkëtar koreanojugor, Im Dong-Hyum, u shndërrua në të parin që arrin të thyejë një rekord gjatë Lojrave Olimpike të Londrës.

Megjithatë, më e veçanta nuk është rekordi, por fakti se harkëtari arrin të shohë me vetëm 10% të kapacitetit të syrit, duke qenë praktikisht i verbër.

Dong-Hyum, i cili përveç natës dhe ditës arrin të dallojë shumë pak elementë të tjerë për shkak të një sëmundje në të shkuarën, grumbulloi 699 pikë nga 720 të mundshme, duke u kualifikuar si i pari në finalen e disiplinës së tij.

Në të njëjtën kohë, ai vendosi një rekord të ri botëror, pasi askush nuk kishte marrë më parë 699 pikë në këtë sport.

Skuadra koreanojugore tregoi ndërkohë një epërsi të plotë, duke u renditur tre konkurrentë të saj në tre vendet e para gjatë fazës kualifikuese. Britaniku Brady Ellison, ishte jokoreani me rezultatin më të mirë, pasi me 680 pikë u rendit i katërti.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta