Federata Franceze ndëshkon të padisplinuarit

27/07/2012 19:00

Federata Franceze e Futbollit ndëshkoi futbollistët e akuzuar për shkelje të disiplinës dhe sjellje josportive gjatë Europianit të Ukrainës dhe Polonisë.

Samir Nasri, i cili u përfshi në një konflikt të hapur me gazetarët, të cilët i ofendoi me fjalë të rënda, nuk do të jetë i pranishëm në tre ndeshjet e ardhshme të kombëtares.

Një ndëshkim më i lehtë ai i Jeremy Menez, që nuk do të jetë i grumbulluar vetëm në ndeshjen e ardhshme. Në rastin e futbollistit të Paris SG, ai ofendoi gjatë ndeshjes çerekfinale me Spanjën gjyqtarin Rizzoli, pas disa vendimeve të diskutueshme të këtij të fundit.

Ndaj dy futbollistët e tjerë të “rrethit të të pabindurve”, Hatem Ben Arfa dhe Yann M’Vila, u dhanë vetëm vërejtje.

Në Botërorin e Afrikës së Jugut në 2010, kombëtarja franceze u përça në mënyrë të turpshme, me futbollistë si Anelka, Riberi e Evra që dolën hapur kundër trajnerit Domenech. Si rrjedhojë, Franca u eliminua që në fazën e grupeve, ndërsa FFF më pas ndëshkoi përjetësisht Anelka dhe u dha ndëshkime të rënda futbollistëve të tjerë të padisplinuar.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta