Anëtarët e familjes mbretërore britanike kanë përshëndetur pishtarin Olimpik në Buckingham Palace.
Turma të mëdha u mblodhën në Londër për të parë flakën në ditën e parafundit të udhëtimit britanik.
Pishtari gjithashtu kaloi nëpër Douning Street, duke u mbajtur nga artisti, Sir Bruce Forsyth.
Pas dyshimeve që janë ngritur në lidhje me lojërat, kryeministrit David Cameron tha se Olimpiada do të provojë se “Britania mund të japë”.
Duka, Dukesha e Kembrixhit dhe Princi Harry ishin të pranishëm për të përshëndetur tre pishtarmbajtësit, secili i emëruar nga organizatat bamirëse, para se flaka të shkonte drejt Hyde Park.
Pasi Pishtarmbajtësi i fundit e ndezi atë në kazanin olimpik para 60,000 personave të pranishëm për koncertin festiv, Kryetari i Bashkisë së Londrës, Boris Johnson, i uroi turmës një Olimpiadë të mrekullueshme dhe i falënderoi ata për mbështetjen e tyre.
Ditën e premte bota do të shohë ceremoninë e hapjes të transmetuar drejtpërsëdrejti në mbarë rruzullin.
Top Channel