Trukimet, denoncohen Konte, Bonuci e Pepe

26/07/2012 00:00

Komisioni disiplinor i Federatës Italiane të Futbollit ka marrë
zyrtarisht listën e personave të akuzuar për skandlin e trukimit të
ndeshjeve, dhe ashtu sic pritej, Juventus është nga skuadrat më të
prekura

Trajneri Antonio Konte i ka shpëtuar fajit për mashtrim sportiv, por do të duhet të përgjigjet para gjykatës, për denoncim të munguar në ndeshjet emanipuluara, Novara-Siena e Albinoleffe-Siena.

Leonardo Bonuci ndërkohë është në një situatë më të rëndë. Mbrojtësi i Juventusit do të hetohet për rol direkt në trukimin e ndeshjes Udineze-Bari në 2010, kur asokohe luante me puljezët. Probleme dhe për lecen dhe Groseton që janë denoncuar nga prokuroria për përgjegjësi direkte, gjë e cila është evituar në mënyrë surprizë nga Siena.

Juventus do të duhet të përballet në gjykatë edhe për rastin e Simone Pepes që është përfshirë për shkak se ishte në dijeni të manipulimit të ndeshjes mes Udinezes dhe Barit, kur asokohe luante për friulanët.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta