Me Lojrat Olimpike që do të nisin ditën e premte, mbi 10 500 sportistë do të përpiqen të fitojnë medaljen e artë, me përjashtim të një rasti të vetëm.
Qitësja tajlandeze Nur Suryani Mohamed Taibi, në fakt, do të kërkojë të fitojë medaljen e artë për dy veta, edhe për foshnjen tetë muajshe që mban brenda saj.
29-vjeçarja, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë, do të kunkurrojë në qitje nga dhjetë metra me pushkë e karabinë, ndonëse ndodhet në një fazë kaq të avancuar të shtatzaninë dhe me një rrezik real që të lindë gjatë garave.
Me barkun e saj të fryrë, malajziania do të jetë pa dyshim qitësja më interesante nga 390 të tillë që do të kërkojnë të shkruajnë emrin e tyre në histori, në poligonin mbretëror të Uiluiçit.
Siç rrëfeu Taibi, e cila u kualifikua për në Lojrat Olimpike dy ditë përpara se të zbulonte se ishte shtatzanë, të gjithë të afërmit e saj e mbështetën në vendimin për të udhëtuar në Londër, me përjashtim të Federatës dhe vetë linjave ajrore, që e kanë të ndaluar të transportojnë gra përtej muajit të shtatë të shtatzanisë.
“Shumica e njerëzve më kanë thënë që po tregohem e çmendur dhe egoiste që po rrezikon të ardhmen e fëmijës, por të afërmit e mi e mendojnë ndryshe. Bashkëshorti im ishte i pari që më tha të vija në Londër, pasi është një rast që të mos më vijë më. Qitësit janë në përgjithësi njerëz kokëfortë, por unë e di që mund t’ia dal”, deklaroi Taibi.
“Komiteti Olimpik Malajzian dëshironte që të më dërgonte në Londër më shpejt, pasi kishte frikë në mund të përballoja rrugën, por në “Malaysian Airlines” ndalohen vetëm gratë në muajin e fundit, ndërsa unë jam ende në të tetin. Ndihem shumë mirë tani në Londër dhe ëndërroj të fitoj arin për të dy, për vete dhe foshnjen time”, shpjegoi qitësja.
Ndonëse në historinë e Lojrave Olimpike ka edhe raste të tjera sportistesh shtatzanë, Taibi pritet të hyjë në histori si sportistja me shtatzaninë më të avancuar që ka marrë pjesë ndonjëherë… gjithmonë nëse nuk do të lindë më parë prej emocioneve.
Top Channel