
John Terry dhe Frank Lampard u bënë protagonistë me golat e tyre në
miqësoren e parafundit të Chelsea-t të zhvilluar në SHBA, por
pavarësisht kësaj kampionët e Europës kanë humbur 3-2 ndaj një
seleksioni amerikan.
Në sfidën e zhvilluar në stadiumin e Filadelfias, londinezët zhvilluan edhe ndeshjen e radhës së turit në SHBA, dhe pavarësisht disfatës, u pa një lojë e pëlqyeshme.
“Ata kanë disa lojtarë shumë të mirë dhe Liga Amerikane bëri një përfaqësim të denjë. Ishte një test i rëndësishëm për ne” tha trajneri i Chelsea-t, Roberto Di Mateo, pas humbjes ndaj seleksionit amerikan. “All stars” morën kryesimin në minutën e 21 me Kris Vondolovski, që konvertoi në gol një krosim nga francezi Tieri Henry.
Chelsea barazoi pak minuta më vonë me goditjen me kokë të John Terry-t por shifrat ndryshuan sërish pasi Lampard kaloi londinezët në avantazh. Pas disa zëvendësimeve Dejvid Bekham krijoi golin e dytë të amerikanëve me autor Kris Pontius ndërsa Edi Xhonson vulosi disfatën e Cheslea-t në kohën shtesë.
Top Channel