Ekipi i femrave të Koresë së Veriut në futboll la fushën e lojës në ndeshjen Olimpike në Gllasgou, teksa imazhet e tyre u shfaqën në ekran pranë një flamuri të Koresë së Jugut.
Shkelmimi i topit ishte planifikuar për në 19:45 me orën lokale, por loja filloi me mbi një orë vonesë.
Koreja e Veriut mundi 2-0 Kolumbinë në takimin dytë të ndeshjeve olimpike të zhvilluara në “Hampden Park” të mërkurën.
Organizatorët e lojrave në Londër u kanë kërkuar falje zyrtarëve të Koresë së Veriut për gabimin e ndodhur.
Gabimi ndodhi kur një video ishte duke u shfaqur para fillimit të takimit, teksa koreanoverioret vunë re që fytyrat e tyre ishin duke u ilustruar së bashku me flamurin e Koresë së Jugut.
Skuadra doli jashtë fushe dhe u bind që të kthehej vetëm kur ekipet kanë kaluar përsëri me fytyrën e secilës lojtare pranë flamurit të Koresë së Veriut.
BBC tha se ishte një “gabim i turpshëm” dhe jo fillimi i Lojrave që organizatorët do të kishin dashur në ditën e parë, edhe pse asnjë dëm i pandreqshëm nuk u bë.
Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të tensionuara që nga shpërthimi i Luftës së Koreve.
Top Channel