BQE: Euro do të mbijetojë

26/07/2012 15:40

”Banka Qendrore Europiane do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të mbështetur euron”, deklaroi të enjten guvernatori i saj, Mario Draghi.

Fjalimi i tij i dha një nxitje vetë monedhës së përbashkët dhe bursave europiane, që fituan menjëherë në kuotime gjatë ditës.

Pas garancive të guvernatorit, edhe kostoja e huamarrjes shënoi një rënie të konsiderueshme, me Spanjën që arriti të shiste bonot 10-vjeçare të thesarit me interes 7% gjatë ditës, 0,6% më pak se rekordi i arritur më parë gjatë javës.

Një normë prej 7% konsiderohet prej ekspertëve si ajo që ndan një interes të përballueshëm nga interesi spekulativ.

Duke folur në një konferencë në Londër, përpara fillimit të Lojrave Olimpike, Draghi u shpreh se “Banka Qëndore Europiane do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të mbajtur në këmbë monedhën euro, përfshi veprime konkrete për uljen e kostos së huave për vendet anëtare. Brenda mandatit tim, BQE do të bëjë gjithçka ka në dorë dhe më besoni, jam i sigurt që kjo do të jetë e mjaftueshme”.

Në fjalën e tij, guvernatori shtoi se monedha e përbashkët është e pakthyeshme.

Deklarata mbështetëse ndihmoi për të rritur me 0,5% vlerën e euros, në këmbimin me dollarin gjatë ditës. Në tregjet ndërkombëtare, një euro u shkëmbye me 1,22 dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA