Beteja e fundit për Alepin

26/07/2012 00:00

Kryengritesit siriane grumbulluan rezervat e armeve, kryesisht
kallashnikove, municionet dhe ndihmat mjekesore, për të ndërmarre
betejen më të madhe, atë per Alepin. Ata kontrollojnë pjesë te medha te
qytetit. Kane ngritur barrikada dhe pozicione snajperësh.

Aktivistet raportuan se kolonat e tankeve te ushtrise i jane drejtuar qytetit nga Hama apo nga Idlibi, zona kufitare me Turqine. Perleshje te armatosura jane raportuar ne lagjet e Alepit per thuajse nje jave ndersa kryengritesit perpiqeshin te merrnin nje nga nje lagjet kryesore. Gazetari i te perditshmes “Le Figaro” qe po udheton me kryengritesit tha se ata mbikeqyrin me shume se gjysmen e Alepit.

Por ne pjeset e tjera- jashte dominimit te tyre- jane degjuar bombardime, mortaja apo te shtena nga helikoteret.

Korrespodenti i BBC-se, Jen Penell- ne afersi te Alepit tha se mijera persona po braktisin shtepite dhe frika sa vjen e shtohet per betejen e madhe. Por sipas aktivisteve-zor se kryengritesit do te jene ne gjendje te mbajne nen kontroll territorin e fituar nese perballen me nje sulm ne shkalle te gjere nga forcat e rregjimit. Ata e shpjegojne kete me mungesen e mbeshtetjes strategjike apo armatimeve duke patur frike se do te ndodhe njesoj si me Damaskun; fillimisht zgjerim i kontrollit më pas zmbrapsje.

Ndersa ushtria po pergatitet per betejen e Alepit, zedhenesi i Shtepise se Bardhe Xhej Kerni tha se “autoritetet e Damaskut nuk po perdorin vetem helikopteret apo tanket. Ata po vazhdojne vrasjet e tmerrshme kunder popullit. “Do te vazhdojme te adaptojme masa per te izoluar rregjimin me sanksione ekonomike- nenvizoi ai- ne menyre per ta bere me te veshtire financimin e represionit brutal kunder civileve”.  Shtepia e Bardhe perseriti edhe njehere thirrje per largimin e Asadit per t’i hapur rruge tranzicionit paqesor”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB