Antidoping, peshëngritësi Pulaku, pozitiv

26/07/2012 00:00

Peshëngritësi Hysen Pulaku, pjesëtar i ekipit tonë olimpik  ka rezultuar
pozitiv në testin antidoping që i është bërë peshëngritësve tanë në
fshatin olimpik në Londër.

“U bë një kontroll i befasishëm antidoping ndaj sportisteve dhe kjo është një procedurë rutinë në këtë eveniment sportiv. Mbrëmë 22.00 në zyrën time, në fshatin olimpik, u paraqit një zyrtare, e cila më komunikoi rezultatet e testeve të bëra, ku bëhej fjalë për sportistin Hysen Kulaku. Sportisti bashkë me trajnerin, nuk e pranuan rezultatin e paraqitur dhe vendosën vetë të bëjnë testin e provës B”, tha shefi i delegacionit shqiptar Viron Bezhani.

Nëse edhe në testin B Pulaku do të rezultojë pozitiv, atëherë ai është peshëngritësi i tretë shqiptar, pas Ilir Sulit dhe Erkand Qerimajt që dalin pozitiv në testet e këtij viti, që e cila do të penalizojë me gjobë edhe Federatën e Peshëngritjes. Gjithsesi Bezhani pohon se kjo gjë nuk rrezikon ekipin tonë olimpik.

“Edhe nëse testin B sportisti del pozitiv, ekipi i peshëngritjes do të vazhdojë normal punën e tij dhe masat do të merren vetëm ndaj sportistit në fjalë”, tha Bezhani.

Burime të sigurta të Top Channel bëjnë të ditur se Hysen Pulaka nuk i është nënshtruar asnjë testi antidoping që kanë bërë peshngritësit e tjera para lojrave olimpike Londër 2012

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta