Ushtria e Assad në sulm

25/07/2012 00:00

Ushtria siriane ndryshon strategji duke dërguar- në orët e para të se
merkures- mijëra trupa në qytetin e Alepit. Dëshmitarët rrefejnë se
autoritetet nuk hezituan të dërgojnë avionë dhe helikopteret ushtarakë
për të bombarduar rrënojat e qytetit të vjetër, i përfshirë në listen e
trashegimise se UNESCO-s.

Burime nga kryengritesit thane se “mijëra trupa” besnike të regjimit u terhoqen nga pika strategjike e Xhabal Al Zauija-s në provicen veri-lindore te Idlibit -për t’iu drejtuar Alepit. Korrespondenti i BBC-se, Jen Penëll, qe ndodhet shumë prane qytetit raportoi per civile dhe kryengrites të vrarë.  Te pakten 110 persona humben jeten ne Siri- te marten. Observatori Sirian per te Drejtat e Njeriut raporton se 26 prej tyre u vrane ne Alep.

Ne Damask, ushtria siriane vuri nen kontroll pjesën me te madhe te kryeqytetit. Edhe kryengritesit pranuan terheqjen. Por nje vater perleshjesh te armatosura mbetet lagjia e Al Tel-it, me 100 mije banore – qe ndodhet  ne periferi te Damaskut.Gjenerali i Brigades Manaf Tlas, nje prej figurave qendrore te Forcave te Armatosura qe vendosi te dezertoje- permes nje apeli ne televizionin “Al Arabija” u beri thirrje bashkekombasve te bashkohen per Sirine qe vjen pas Bashar Al Asadit.  Burime diplomatike raportojne edhe per emerimin e Ali Mamluk-ut, aktualisht ne krye te sherbimeve te brendshme dhe keshilltar i Presidentit. Bashar Al Asad e caktoi ne krye te Zyres se Sigurise Kombetare ne vend te Hisham Iktijarit- qe nderroi jete- ne atentatin e Damaskut, me 18 korrik.

Turqia mbylli te gjitha pikat e kalimit kufitar me Sirine. Me heret, aktivistet raportuan per terheqjen e nje numri te madh ushtaresh siriane nga zonat kufitare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB