
Luka Modric, mesfushori i Tottenham, ka bërë të qartë se dëshira e tij më e madhe është që të luajë në radhët e Realit të Madridit.
Megjithatë, kalimi në “Santiago Bernabeu” për kroatin bëhet gjithmonë edhe më i vështirë, pasi Paris SG gjithashtu është i magjepsur prej tij dhe ka “trokitur” në dyert e klubit londinez me një superofertë.
Sipas “The Guardian”, drejtori sportiv, Leonardo, ka kontaktuar vetë skuadrën e Tottenhamit për t’i ofruar 40 milionë euro, 5-10 më shumë nga sa ofrojnë kampionët e Spanjës, ndërsa vetë futbollistit i është premtuar një pagë e papërballueshme edhe për vetë një klub si Reali.
Pas sigurimit të Ibrahimovic dhe Thiago Silva nga Milani si dhe një sërë futbollistësh të tjerë gjatë kësaj merkato, tek Paris SG po punohet për të sjellë edhe yllin e fundit në repartin e mesfushës, të vetmin ku nuk ka pasur ende goditje të mëdha.
Top Channel