Parashikimi, Kina do të fitojë Lojrat Olimpike

25/07/2012 16:50

Ashtu si Lojrat Olimpike të Pekinit, edhe këto të Londrës do të fitohen nga ekipi kinez, të paktën sipas një parashikimi të një Universiteti Gjerman.

Në analizën e një ekipi shkencor të Universitetit të Bohumit në Ruhr, u morën pasarasysh rezultatet e të gjithë atletëve pjesëmarrës, bashkuar edhe me të dhëna politike, ekonomike, demokrafike e kulturore.

Sipas parashikimeve, Kina do të renditet e para për numrin e përgjithshëm të medaljeve të fituara, në total 102, ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 100 dhe nga Rusia, me 71.

Britania e Madhe, si vend organizator, pritet të renditet e katërta, duke grumbulluar vetëm 57 medalje.

Në Pekin 2008, ishte Kina ajo që fitoi, ndonëse SHBA mblodhi më shumë medalje. Në total, skuadra kineze grumbulloi 100 medalje, nga të cilat 51 të arta, ndërsa amerikanët fituan 110 medalje, por vetëm 36 të arta. Në vendin e tretë, me 72 medalje u renditën rusët.

Nëse parashikimi i Universitetit të Bohumit mbi numrin e medaljeve do të rezultojë i vërtetë, atehërë kjo do të jetë renditja në fund të Lojrave Olimpike sipas shteteve.

Parashikimi  për renditjen përfundimtare
1. Kinë                  102 medalje
2. SHBA                 100
3. Rusi                     71
4. Britania e Madhe   57
5. Australi                43
6. Francë                 39
7. Gjermani             36
8. Korea e Jugut       31
9. Kubë                   29
10. Brazil                 28
10. Ukrainë             28
12. Itali                  27
12. Japoni               27
14. Bjellorusi           19
14. Spanjë              19

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta