Bamir Topi jep sinjalin e parë të fortë në rikthimin në politikën aktive. Kur kishte dicka më shumë se një orë nga dorëzimi detyrës drejt Bujar Nishanit, njeriu që drejtoi Shqipërinë në 5 vitet e fundit ka mbërritur në një prej lokaleve të Tiranës rreth orës 20:40 minuta.
Atje e prisnin të gjithë themeluesit e Frymës së Re Demokratike, që deri më sot është etiketuar si partia e Bamir Topit. Pak përpara se të ulej në krye të tavolinës ish-Presidenti pranoi t’i përgjigjej interesimit të gazetarëve.
“Në tavolinë do të ketë edhe njerëz që nuk angazhohen në politikë. Është një takim fare i zakonshëm unë e ndjej që mbylla me nder një mison shumë të rëndësishëm në krye të shtetit, jam sërish midis njerëzve midis miqve, është dicka fare normale një takim me miqtë. Dita e nesërme do të fillojë normalisht si cdo ditë sigurisht nuk do të shkoj në zyrë por impenjimet e mia janë shumëplanëshe”, tha Bamir Topi.
Ish-Ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj komenton pjesëmarrjen në këtë darkë duke u shprehur haptas se në krye të FRD-së duhet të jetë Bamir Topi.
“Unë jam këtu si një mik i Bamir Topit, por edhe si një qytetar i Republikës së Shqipërisë, si një nga shumë qytetarët e tjerë të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Luginës së Preshveës, të cilët janë të bindur që presidenca e zotit Topi ishte shumë e suksesshme. Këtë emër të mirë me veprimtarinë e tij në të ardhmen zoti Topi do e rrisë më tej, do e vërë në veprim të Shqipërsië. Nuk është një mister për asnjë se Bamir Topi është një ndër themeluesit e FRD-së. Unë besoj se Topi do ta drejtojë këtë forcë politike. Megjithëse nuk jam zëdhënës i Topit dhe nuk mund të flas në emër të atij”, tha Besnik Mustafaj.
Ndërkohë zoti Topi komentoi edhe fjalimin e mbajtur në parlament nga pasardhësi Nishani, e vecanërisht për pjesën dedikuar reformave në drejtësi.
“Ai ka thënë një gjë mëse të drejtë, mëse normale besimi tek drejtësia duhet të shtohet. Kur bëhte fjalë për reformat, unë e kam thënë që reformat bëhen në Parlament, pra është përgjejgësi eksluzive, sikundër e kanë thënë edhe vetë aktorët politik”, tha Topi.
Top Channel