Spahiu: PD-PS kanë 20 vjet që ju mashtrojnë

24/07/2012 00:00

Një grup studentësh dhe intelektualësh  cilët prej vitesh kanë studiuar,
diplomuar, punuar apo jetuar në vende të ndryshme të botës, u
përfshinë  në strukturat e Aleancës Kuq e Zi, duke u kthyer
përfundimisht në Atdhe. 

Kreu i Aleancës, Kreshnik Spahiu e përshkroi kthimin e tyre si një akt patriotik në dobi të vendit. Zoti Spahiu u ndal edhe në votën e mohuar të emigrantëve.

“Mirësevini në lëvizjen mbarëkombëtare, të cilën shqiptarët e kanë pritur për një shekull! Mirësevini në llogoren e luftës kundër mafies bardheblu! Mirësevini në frontin e bashkimit kombëtar, mirësevini në kantierin e ribërjes së Shqipërisë natyrale, nga Mitrovica në Prevezë! Shqipëria po pret bijtë e saj të kthehen ashtu si një shekull më parë, kur heronjtë e këtij kombi, fituan pavarësinë, por nuk arritën të ndërtonin një shtet të plotë sovran, etnik, natyral dhe ligjor”, tha Spahiu.

Nën moton të kthehemi për të ndryshuar regjimin politik dhe me besimin se Shqipëria bëhet anëtarët më të rinj të AK-së deklaruan se “e vetmja mënyrë që investimi, zhvillimi, mirqënia e Shqipërisë dhe shqiptarëve të jenë më pranë është e domosdoshme thyerja e elitës më të vjetër, më të korruptuar dhe më të inkriminuar në Europë, sic është klasa politike shqiptare”.

Top Channel